Një nga ikonat e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Matilda Makoçi vjen në një rrëfim të rrallë. 35 vite më vonë ajo tregon jetën e saj larg syve të publikut, arsyet pse braktisi karrierën për t’iu dedikuar totalisht djalit të saj Gregut, që erdhi nga martesa me kryeministrin Rama dhe një vlerësim edhe për zonjën aktuale të Edi Ramës, Linda.

Një nga ikonat e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Matilda Makoçi vjen në një rrëfim të rrallë. 35 vite më vonë ajo tregon jetën e saj larg syve të publikut, arsyet pse braktisi karrierën për t’iu dedikuar totalisht djalit të saj Gregut, që erdhi nga martesa me kryeministrin Rama dhe një vlerësim edhe për zonjën aktuale të Edi Ramës, Linda.

Në shtëpinë ku jeton tani Matilda, janë të vendosura tre piktura të Edi Ramës dhe një vepër e djalit Gregut. Ajo flet për marrëdhënien babë-bir dhe Gregun si një njeri që i pëlqen më së shumti të qëndrojë në atë rehatinë e tij.

Për vendimin për të hequr dorë nga aktrimi, Matilda Makoçi rrëfen:

Isha e detyruar të hiqja dorë sepse kështu na erdhën kushtet, prindërit i kisha të rinj, nuk mund të më ndihmonin që ta mbanin djalin Gregun, provova e çova diku në çerdhe, por nuk e përballonte ai, kështu që isha e detyruar ta mbaja vetë. Vitet ikën u ç’mësova me punën, ai ritmi i punës mu zbeh edhe kështu që u largova. Nuk më vjen keq, po nuk e ndjej mungesën e asaj kohe, më ka dhënë kjo koha tjetër, më ka marrë me vete.

Për marrëdhënien e saj me djalin Greg, dhe raportin e tij aktual me babanë Edi Rama dhe Linda Ramën, Matilda tregon:

Shoqërohej, domethënë flinte atje me ata familja e kryeminsitrit Rama  edhe tani shkon shpesh. Tani e kishin marrë për pas tërmetit ndenji ca ditë atje në shtëpinë e tyre, por do rehatinë e vet, nuk është se do të rrijë një vend, ose të shkojë tek baba e vet, edhe për konjukturë për të thënë që është me babën ose kështu, por nuk e bën, rri vetëm , i pëlqen shumë, ia del, i përballon gjërat me mundësitë e veta, me miqtë e vet, e ndihmon dhe gruaja e Edit, është grua shumë e mirë.

Të merr malli për atë kohë? Jo nuk më merr malli por kur shikoj filmat, ndjej kënaqësinë e punës domethënë që kam bërë një punë që ja vlen, edhe në kohë i ka rezistuar dhe po i reziston kohës.

Nuk ka një moment që realisht të ka ngelur në mendje? Të gjitha momentet më mbeten e më kanë mbetur por gjej më shumë gjëra që na lënë për të dëshiruar.

Keni shënjuar në kinematografi me disa filma, cili është filmi që dashuroni më shumë?

Të gjithë filmat më kanë lënë emocione të veçanta, kam komunikuar me aktorë shumë të mirë, kanë lënë përshtypje shumë të mirë në publik, ‘Të mos Heshtësh’, është një film ku pata rolin kryesor, dhe për peshën them ka qenë filmi më i veçantë.

Keni qenë pjese e teatrit dhe kinemasë, vetë ku jeni ndjerë më mirë?

Tashi më kanë pyetur prapë. Është pyetje e bukur që u bëhet aktorëve dhe të gjithë përgjigjen për teatrin. Mua më pëlqen shumë teatri…është shumë i lodhshëm por të jep kënaqësinë e duartrokitjeve, ngrohtësinë e publikut, por është e bukur edhe kinemaja, të bën mik me shumë njerëz, është shumë e afërt përmes TV futet në çdo shtëpi, kështu me pëlqen shumë edhe kinemaja.

Nëse do kishte një skenar tani për ju, nëse do kishte një film për t’ju rikthyer kinemasë, cili do ishte ai, roli i një nëne? 

Tashmë janë rolet e nënave por shikoj nga këto mundësi që ofron televizioni që prezanton aktorët e rinj, shikoj që ka shumë mobilizm të moshave të reja, edhe për mama, role të rriturish, edhe besoj se ndonjë rol dramatik klasik i teatrit shqiptar do ishte interesant.

Do e pranonit? A jeni gati? Patjetër, patjetër.

Ju provuat edhe në Greqi të ishit pjesë e kinematografisë, si jeni ndjerë aty, ishit në tokë të huaj.

Ishte e vështirë shumë, ishin aktivitete nga vajza dhe djem të rinj, shumë të apasionuar dhe ata me teatrin dhe kinematografinë, më mirëpritën, i falënderoj për këtë më dhanë mundësinë në një serial, ishin me katër seri mundësitë që më ofruan, por një seri bëra, nuk e përballova dot, kisha shumë mbingarkesë emocionesh shqetësimi ankthi, nuk e përballova. Është për të ardhur keq, më thonë gjithnjë:ja po ta kishe bërë mundësinë që tu ofrua mund të ishe aktivizuar në një tjetër. Kisha në rol karakterin e një sekretareje nga Shqipëria, ishte tipik roli, brenda karakteristikave të mia, nuk e arrita, më vjen keq, çfar ti bësh, raste që nuk përsëriten më se mosha ikën, pastaj interesa të tjera të sjell jeta përditë.

-Si do e konsideronit jetën, të vështirë, të bukur përfshirë kinematografinë, dedikimin ndaj Gregut dhe dëshirën sot për tu rikthyer në kinema apo në produksion të vogël.

Jeta ime ka qenë e thjeshtë, nuk është ndonjë jetë me tensione të mëdha, me emocione të papërmbajtshme, i kam marrë kënaqësitë që vajzë, që në shkollë që me djalin dhe tani me këtë mundësi jetese. Nuk kam pakënaqësi, e mira nuk ka fund, por nuk jam e pakënaqur.

Matilda Makoçi ka qenë ylli i viteve ‘80-’90 i kinematografisë shqiptare, një nga aktoret më të vlerësuara të kohës, e cila hoqi dorë nga aktrimi për të mos iu rikthyer më. Ajo jeton me prindërit e saj në një apartament në Tiranë.