Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme ku janë përfshirë tre automjete, si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre një polic.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se polici kishte ndaluar një furgon mallrash dhe një tjetër automjet për kontroll, kur një makinë tjetër ka ardhur pas dhe teksa ka devijuar ka përplasur policin, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Gazetarja Gladiola Hoxha raporton se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.