Moderatorja, Roza Lati ka ndarë në rrjete sociale një video ku në sfond shfaqet Kobe Bryant, teksa shkruan bashkëngjitur Mirmëngjes e nisim këtë ditë gri me fjalët e shenjta të Kobe Bryant ai nuk është më kështu që frymëzohemi ne që jemi në këtë tokë me moton e tij.

Por, një ndjekëse, me sa duket besimtare e fesë islame, nuk ka nguruar ta kritikojë Roza Latin të zërë mend dhe të lërë pas jetën e shfrenuar.

Po të kesh pak mend, merr mësim e jeto jetën normale, jo të shfrenuar. Ndiq urdhrat e Allahut se të gjithë do ikim, i shkruan komentuesja Roza Latit.

Menjëherë moderatorja ka vendosur t’i përgjigjet prerë ndjekëses Përshëndetje. Unë jam ortodokse, i kam rregullat ndryshe nga ty. Zoti trujt!

Roza Lati prej kohësh nuk replikonte me ndjekësit në rrjete sociale, por ky koment duket se ka merituar një përgjigje nga moderatorja.