Aktori Alfred Trebicka ka folur për Vizioni i Pasdites dhe ka ndarë mendimin e tij në lidhje me regjisorët e rinj që po bëjnë filma në ditët e sotme.

Sipas Trebickës ata nuk quhen as artistë dhe as regjisorë. Ndaj edhe i ka refuzuar rolet që ata i kanë ofruar.

Unë si profesionist do t`i quaja sharlatanë të këtij arti të madh siç është kinemaja. Po dalin njerëz pa asnjë lloj formimi dhe thonë Unë jam kineast. Kjo fjalë është shumë e madhe. Një njeri që vjen nga asgjëja thotë do bëj film. Bëjnë vetë skenarin, vetë regjinë, vetë edhe rolet. Dhe vetëshpallen regjisor, kineast dhe thonë se e njohin tregun. Cilin treg? Për cilën treg flasin këta? tha aktori Trebicka që nuk ka përmendur asnjë emër konkret.