Ndërron jetë në mënyrë tragjike nga një aksident ajror ish-basketbollisti i njohur i NBA-së Kobe Bryant së bashku me vajzën 13-vjeçe. Kampioni 41-vjeçar ishte në bordin e helikopterit të tij privat me vajzën, shoqen e saj me të atin, por së bashku me pilotin të gjithë humbën jetën. Bryant luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers. Ai ka qenë pjesë e ekipit të NBA All Star për 18 herë.

Sporti në zi. Ndërron jetë në mënyrë tragjike nga një aksident ajror ish-basketbollisti i njohur i NBA-së Kobe Bryant së bashku me vajzën 13-vjeçe. Legjenda e basketbollit amerikan dhe botëror humbi jetën nga një aksident ajror, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua në Kaliforni.

Kampioni 41-vjeçar ishte në bordin e helikopterit të tij privat me vajzën, shoqen e saj me të atin, por së bashku me pilotin të gjithë humbën jetën. Helikopteri u përfshi nga zjarri në momentin e rrëzimit duke mos u dhënë asnjë mundësi shpëtimi.

Bryant luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers. Ai ka qenë pjesë e ekipit të NBA All Star për 18 herë, ndërsa ka fituar shumë tituj në karrierën e tij para se të tërhiqej në vitin 2016. Në 2018 ai fitoi edhe një çmim “Oscar” për filmin e shkurtër “I dashur Basketboll”.