Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim mëngjesin e sotëm shkoi në Presidencë, ku i paraqiti presidentit Ilir Meta letrat kredenciale. Në përfundim të takimit, presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook është shpreur se SHBA është i partner i pazëvendësushëm për Shqipërinë.

“I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim. SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane! shprehet Meta

Pritet që sot në orën 11:45 Yuri Kim, do të mbajë fjalimin e prezantimit në ambasadën amerikane.

Kim mbërriti në Shqipëritë mërkurën e kaluar, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo ka deklaruar se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.