Situatë e tensionuar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Tifozët e Vllaznisë kanë protestuar në mënyrë të ashpër në sfidën kundër Laçit e vlefshme për javën e 19-të në Kategorinë Superiore.

Në minutën e 65’ arbitri ndërpret ndeshjen për shkak të situatës së tensionuar të tifozëve shkodranë që gjithashtu në kor brohorasin: “Rama Ik”, shkruan SYRI.net.

Gjithashtu siç mund ta shihni edhe në pamjet më poshtë, në fushë janë hedhur sende të forta edhe shishe uji në drejtim të arbitrit kryesor të ndeshjes.