Prangosja e disa mjekëve dhe infermierëve në Shkodër, shtatorin e vitit 2018, shkaktoi shumë debate dhe polemika. Sipas një raporti të KLSH-së, ata kishin blerë për spitalin, më shumë materiale nga sa nevojiteshin.

Mes personave të vënë në pranga ishte edhe doktori Luan Dragusha, që kohë më parë u promovua si një histori suksesi nga Rama, pasi la SHBA-në për të ardhur në Shqipëri. Dhe në fakt, sipas shkodranëve, ai është vërtet një histori suksesi me punën e tij në Laboratorin e Koronarografisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Sot, rreth një vit e gjysëm më vonë, mësohet se Luan Dragusha ka fituar betejen me drejtësinë duke u liruar nga të gjitha akuzat nga Gjykata e Apelit. Ai me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka bërë një paralelizëm në mes tij dhe Dr. Shirokës në kohën kur vendi ishte i pushtuar gjatë L2B.

POSTIMI I LUAN DRAGUSHËS

Kur Shqiperine e pushtoi fashizmi Italian, debati kryesor ne Spitalin e Tiranes ishte midis Dr.Shirokes dhe mjekut Italian Dr. Locit, ku Shiroka ju pergjigj:

“…Un nuk te lejoj te operosh dhe te besh eksperimente ne trupin e Shqipetareve ashtu sic keni bere ne Abisini. Metodat tuaja operatore jane te vjeteruara … shqiptaret jane nder popujt me te lashte te Evropes, Dr. Loci, prandaj jua theksoj edhe nje here, nuk ju lejoj te operoni me mua” …dhe kjo ishte nje nder arsyet perse e hoqen Dr.Shiroken nga spitali i Tiranes dhe e kthyen ne spitalin e Shkodres!

Gjithmone e njejta histori!
/shkodraweb/