Gazetari Artan Hoxha që publikoi dhe vieon e kreut të Bashkisë Bulqizë duke thirhur k.okainë, tashmë do të merret në pyetje nga SPAK. Në një reagim në Facebook Hoxha shkruan se para se të ngjisë shkallët e SPAK po pi një kafe turke dhe ujë të mbledh zemrën.
Më tej ai ironizon dhe prokurorët e prokurorisë së posaçme, duke shtuar se shqiptarët presin më shumë prej tyre, por ata e nisën duke marrë në pyetje atë.
Nje kafe e forte turke, shoqeruar me uje Lajthiza, per te mbledhur “zemren” para se te ngjis shkallet e SPAK, institucionit qe e kemi kerkuar kaq shume te ngrihet dhe e kam mbeshtur kaq forte te nis nga puna” shkruan Artan Hoxha në një reagim në Facebook.
Ky reagim i Hoxhës vjen pas shoqërimit nga Forcat Operacionale, të cilët e morën për ta dërguar në Polici që të bënte denoncimin për kërcënimit që kishte marrë ditët e fundit