Një video me pamje tronditëse ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Në këtë video shikohet se si një mësues dhunon një nxënës.

Personi që ka nisur videon tregon se është filmuar në shkollën ‘Isa Boletini’.

“Këtë video nuk e kam bërë unë. E kanë bërë shokët e mi. Ata thonë edhe se femrat i gjuan.’’, shkruan ai.

Në video shikohet se mësuesi e kap nxënësin prej veshi dhe i ‘shkund’ kokën disa herë. Të tilla pamje tregonjnë se në cilën gjendje të mjeruar është arsimi në vendin tonë.

Kujtojmë se misioni i një mësuesi është t’i bëjë nxënësit ta duan dijen dhe të mësojnë sa më shumë.

Nuk është mision i një mësuesi të ngrejë dorën mbi një fëmijë të mitur. Në të tilla raste pasojat psikologjike që shkakton te një fëmijë si pasojë e dhunës janë të mëdha.