Nard Ndoka deklaroi mbrëmjen e kaluar gjatë një debati televiziv se Edi Rama vetëm nëse do ta vriste opozita, se ndryshe nuk ikën nga pushteti.

Deklarata e tij u përhap masivisht në media për shkak se është e pazakontë të dëgjohet nga goja e një politikani diçka e tillë, ndërsa ka ngjallur edhe reagime.

“Ne kemi një agjendë ndërkombëtare, vetëm nëse e vrasim Ramën, se ndryshe nuk ik prej pushtetit ai. Pra opozita bëri maksimumin e mundshëm” tha Ndoka ndër të tjera.

Kësaj deklarate i është përgjigjur ish-deputeti Eduart Ndocaj i cili ka postuar një foto nga lajmi për Ndokën, duke e shoqëruar me diçiturën: “Jam dakord me Nardin, duhet plumi ballit Edi Rames dhe shum si ky deri tek plumin edhe Nard Nokes” shkruan Ndocaj.