Personazhet e njohur të showbizit shprehin ngushëllime për vdekjen e aktorit Xhevdet Ferri.

Ditën e djeshme u nda nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. U bë e ditur se aktori 59 vjeçar vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila bëri që ai të larghej nga jeta para kohe.

Aktori njihej nga të gjithë për rolet e tij të shumta në filma dhe teatër por ai njihet më së shumti në pubik për rolin në filmin “Përrallë nga e kaluara”.

Miq, familjarë dhe kolegë të Ferrit janë shprehur tejet të pikëlluar për humbjen e mikut të tyre.

Ata kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale si edhe në lidhjet telefonike që kanë bërë në media të ndryshme, ashtu siç ishte reagimi i djeshëm i aktorëve të njohur Reshat Arbana dhe Viktor Zhusti për “FaxNews”.

Ndërkohë që në rrjetin social “Instagram” të shumtë kanë qënë personazhet e njohur të showbizit të cilët kanë shprehur keqardhje për këtë humbje.

Ngushëllimet kanë ardhur që nga aktori Bes Kallaku, Rudina Magjistari e deri tek Ermal Mamaqi