Seksioni i njerëzve të humbur, shqiptarja ka humbur kontaktet me familjarët e saj prej datës 11 janar të këtij viti.

Të njëjtat burime, bëjnë me dije se Dedvukaj është parë për herë të fundit në datën 9 Janar, rreth orës 14:30 orë në dalje të klinikës shëndetësore dhe pranë kompleksit të Spitaleve të NYC / Jacobi në Bronx. Herën e fundit që u pa, 39-vjecarja mbante veshur një xhaketë të zezë, xhinse të zeza dhe çizme të zeza.

Një fotografi e saj është e publikuar në faqen e Departamentit të Policisë, seksioni i të zhdukurve dhe është e bashkëngjitur me posterin që është shpërndarë në të gjithë qytetin dhe zonën ku është parë për here të fundit shqiptarja. Organet kompetente po punojnë për gjetjen e shqiptares dhe gjithashtu kanë vënë në dispozicion edhe numrat e kontaktit për cdo informacion.

Të dhënat e shqiptares së humbur:

Emri: Lena Dedvukaj:

E Zhdukur: 11 Janar 2020

Banimi : 2130 Ëilliamsbridge Road, Apt. 2B – Bronx, NY 10461

Gjinia: Femer.

Syte: Kafe

Rraca e bardhe.

Çdokush që mund të ketë ndonjë informacion në lidhje me këtë incident i kërkohet të telefonojë në linjën e veçantë të poiicisë – NYPD’s Crime Stoppers në 1-800–577 – (8477) ose për Spanjisht, 1–888–57 – PISTA (74782.