Deklarate e PD Shkoder

Shkodra jonë, një mollë e ndaluar për Edi Ramën dhe neokomunistët në pushtet. Sot, ashtu si ishte edhe për etërit e tyre dikur, ndëshkohet padrejtësisht me harresë dhe shkurtim fondesh.

Kryeministri kryekriminel drejton intitucionet kyçe të qytetit dhe qarkut me njerëz të komanduar ndërkohë që hienat e tij të pangopura shqyejnë çdo ditë pushtetin duke vjedhur e grabitur çfarë u del përpara.

Fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit për Shkodrën dhe shkodranët jo vetëm që janë përgjysmuar dhe ngjajnë si lëmoshë, por shprehin më qartë se kurrë,se Edi Rama Shkodrën e përdor sa herë i duhet për tu tallur dhe për të bërë show,por u bë viti i 7-të që qeveria nuk parashikon asnjë investim të sajin në Shkodër dhe që shkurton fondet e planifikuara për pushtetin vendor.

Tërmeti që goditi gjithë Shqipërinë me 26 nëntor ka patur efektet e tij edhe ne qytetin tonë. Janë mbi 100 banesa të dëmtuara të cilat presin vlerësimin e dëmeve, kërkesë kjo që ka mbi 40 ditë që ndodhet në tryezën e Prefektit të Qarkut, akoma pa asnjë përgjigje.

Kjo sjellje poshtëruese, tinzare dhe karagjoze provon urrejtjen që Edi Rama dhe kriminelet në pushtet kanë për Shkodrën dhe shkodranët.

Të dashur shkodranë,asgjë dhe askush nuk do të mund të nëpërkëmbë dinjitetin, kulturën dhe krenarinë tonë. As baballarët diktatorë atëherë e as bijtë komunisto-kriminele sot. Shkodra ka qënë dhe është fillimi i fundit të çdo diktature,si dje ashtu edhe sot.