Mbi kontinentin europian po vijojnë të ndikojnë vlerat e larta të presionit atmosferik dhe masat ajrore të qëndrueshme dhe të ftohta.

Kjo situatë ka sjell si pasojë motin e kthjellët edhe mbi vendin tonë si në orët e para të mëngjersit dhe deri në fund të ditës.

Temperaturat në vlerat maksimale për të mërkurën arritën nga 5ºC në relievet malore deri dhe në 15ºC në zonat bregdetare më konkretisht qytetin e Sarandës, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Edhe për ditën e enjte pritet që moti të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

Për temperaturat e mëngjesit pritet një rritje e lehtë e tyre por përsëri vlerat do të mbeten negative në pjesën më të madhe të vendit.

Në këtë mënyrë në relievet malore priten temperatura minimale -5ºC në ato të ulta -4ºC dhe ato bregdetare 1ºC.

Edhe temperaturat në mesditë pritet të kenë një rritje të lehtë duke prekur vlerat nga 8ºC në relievet malore deri në 16ºC në ato të ulta e bregdetare.