Histori prekëse e vogëlushit nga Vlora. 12 vjeçari Isaelo Xhemali u braktis nga prindërit biologjikë, duke u hedhur në koshin e plehrave që kur ishte foshnje.Fatmirësisht zoti deshi që ai të jetonte, duke e ndeshur me një zotëri nga komuniteti rom, i cili e mori në shtëpinë e tij.

Tashmë Isaelo është 12 vjeç, ai shkon në shkollë, mëson shumë dhe tregon se prindërit që e birësuan i do pafund.

Kur e mësoi se ishte i birësuar ai nuk e besoi, por më vonë e kuptoi rëndësinë e familjes që e rriti dhe është krenar për të. Ndonëse në kushte të vështira ekonomike Isaleo i di sakrificat e prindërve të tij dhe mundohet çdo ditë duke mësuar, në mënyrë që tua shpërblejë mundin që kanë bërë për të.