Arilena Ara e cila u shpall fituese në Festivalin e 58 të Këngës, fitore vetëm pak ditë pas natës finale ku rrëmbeu edhe trofeun, është larguar nga Shqipëria drejt Amerikës.

Përmes disa postimeve në rrjetet e saj sociale vihet re që këngëtarja e njohur po shijon disa ditë pushimi në prag festash në një vend me diell dhe në Los Angeles.

Ky udhëtim i Arilenës vjen ndërkohë që mediat në vend shkruajnë pa psuhim gjithaçka rreth fitores së saj dhe polemikave që ngriti kjo përzgjedhje surprizë të artistes që do të na përfaqësojë në Eurovizion.

Madje fakti që Elvana Gjata nuk u shpall fituese, çoi fansat e kësaj të fundit në krijimin e një peticioni për kërkimin e një verifikimi të votimit në tërësi.

Mesa duket ky largim i Arilenës tregon se ajo nuk po shqetësohet aspak rreth zhurmës që është krijuar në Shqipëri, por po qetësohet dhe po shijon kështu edhe fitoren e saj larg vendit të saj.