Në pikat kufitare Kapshticë e Kakavijë teksa jemi në prag festash dhe emigrantët shqiptarë ashtu si për çdo vit mbushin sportelet dhe krijojnë rradhë të gjata edhe këtë është parë që ka një rikthim masiv të shqiptarëve në atdhe për festat e fundvitit.

Mësohet se Polícia Kufitare ka elíminuar radhët e gjata në hyrje, dhe kjo është bërë e mundur përmes zbatimin të masave për eliminimin e radhëve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, duke aplikuar kontrollet e lehtësuara kufitare.

Në bazë të njoftimit të Polícisë ndryshe nga raste të tjera kur sportolet mbusheshin plot, këtë vit me një bashkëpunim mes dy Polícive homologe është arritur një mirëorganizim për elemínimin e pritjeve të gjata.

Gjithashtu kontrollet janë shtuar edhe për parandalimin dhe godítjen e tentativave të mundshme për trafíkim të lëndëve nárkotíke duke përfituar nga fluksi.