Kompozitori Valentin Veizi është bërë pjesë e debatit për Festivalin e 58-të të këngës në RTSh që u finalizua me fitoren e këngëtares Arilena Ara. Në një reagim në rrjetet sociale, Veizi thotë se kënga e Elvana Gjatës ishte pa kompozim profesional, por shton se faji për këtë nuk është i Gjatës, e madje as i Alketa Vejsiut. Përgjegjësia sipas tij duhet kërkuar tek kompozitorët, e jo tek Elvana, që sipas tij është këngëtare me sukses të merituar.

REAGIMI I PLOTË:

Pa dashur te futem ne analize te festivalit te 58-te ne RTVSH, por si pjesëtar i disa festivale dhe fitues i Çmimit te para dy here radhazi e pashe te udhës te ndaje shkurtimisht opinionin tim mbi këtë ngjarje artistike: Me lini t’ju a them qe ne fillim: nuk është faji i Alketës apo Elvanes qe ky festival është katandisur ne këtë nivel, boll e kryqëzuat Alketën (qe për mendimin tim është prezantuese e mire) kryqëzoni ata qe lejuan Alketen te bënte atë qe ajo mendoi është me e mira,(ajo s’është as skenariste, as këngëtare as regjisore) boll e kryqëzuat Elvanen, qe ne llojin e saj është një këngëtare me një sukses te merituar teksti dobët, ajo s’është poete, kompozimi jo i arrire profesionalisht ajo s’eshte kompozitore, ju rrogëtare e administratore qe paguheni per kete pune, ju artiste “profesioniste” nder me te mirët (juri a komision qe përzgjidhni keto materiale), ju duhet te “kryqëzoheni” përgjegjësia është vetëm e juaja, ju s’keni me te drejte morale e profesionale te drejtoni apo te organizoni kete feste te kenges Shqiptare.

Ju thashe se sdo sgjatem ne kete diskutim qe smbaron kurre. Me lini tju pershendese ju miqt e mij dhe dashamiresit e këngës sime me kete kenge duke ju uruar nje vit te Ri te gezuar, te mbare e te bardhe, paqe e dashuri.