Ashtu siç u kishte thënë se në fund të tunelit ka dritë Elvis Naçi i dorëzoi Jetmirit me tre vajza të mitura çelësin e banesës së re në Pogradec.
Elvisi: Jetmir, je bërë babë e nënë, të paktën këtë çelës do hyjmë, të futemi pak në gëzim. Pas sprovave të mëdha ka gëzim. Ti mund të shkojë të punoje në Maqedoni apo Greqi, por këtë nuk do mund ta bëjë dot!
Jetmiri: Nuk kam fjalë, kjo është shtëpi shumë luksozë, pas rrënojës sime pashë një shtëpi shumë të saktë. Nuk kam fjalë nga emocionet.
Vajza: Shumë faleminderit që ma realizuat ëndrrën time! Gjithmonë kam dashur një shtëpi të tillë!
Elvisi: Do të shikojmë mundësinë për të lidhur edhe një pension. Princeshat të jenë sa më rehat dhe me kushte shumë të mira. Ne na ke gjithmonë pranë. Tani tek ju të mbretërojë paqja dhe vajzat të bëhen bamirëse.
(BalkanWeb)