Kryeministri Edi Rama është përballur pasditen e sotme në Itali me një kamarier shqiptar, teksa porositi një kafe. Rama ishte live në profilin e tij në facebook, dhe po u shpjegonte ndjekësve të tij se mbrëmjen e sotme do të jetë në një intervitë për Bruno Vespan në “Porta a porta”.
Në një moment kryeministri thirri kamarierin për të porositur një kafe, por filloi të qeshte dhe e uli në tavolinë kur e kuptoi që ishte shqiptar.
Pjesë nga biseda
Rama: Ooo, shqiptar…
Kamarier: Po
Rama: O figurë, hajde hajde., ulu këtu! Si je mor si je? Kur ke ardhur?
Kamarieri: Në Itali, kam që në 2003, jam nga Elbasani. Më erdhi keq për tërmetit. Më vjen mirë që edhe Italia ka kontribuar.
Rama: Po, po na ka ndihmuar. Ja, jemi të Bruno Vespa do bëjmë një regjistrim, do bëjmë thirrje për mbështetje. Do bëjmë gjithçka mundemi edhe vetë, se nuk do ngelemi në duar të të tjerëve, por këto janë gjëra që kalohen bashkërisht.
Bisedën e Ramës me kamarierin e gjeni ne videon e mëposhtme pas minutës 02:48
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/488971441743610/