Rritet numri I personave të prekur nga COVID-19 në qytetin e Shkodrës. Në 24 orët e fundit, ku janë konfirmuar edhe dy raste të reja me Koronavirus numri në total I të prekurve arrin në 120 persona, ndërsa raste aktive janë 12 prej tyre. Dy rastet e fundit të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë janë familjarë të të prekurit të një dite më parë në Shkodër. Ndërkohë që vazhdon edhe gjurmimi I kontakteve të këtyre personave të infektuar nga koronavirusi në 3 ditët e fundit.

Të infektuarit aktivë janë kryesisht të izoluar në banesa, pasi nuk shfaqin simptoma të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe për çdo problem shëndetësor konsultohen së pari me mjekët e familjes. Ndërkohë që 2 nga rastet aktive janë pacientë të shtuar në spitalin “COVID” në Tiranë dhe po marrin mjekim të specializuar nga mjekët atje. Numri I personave të shëruar është mbi 110.

Nje nga vatrat me aktive prej fillimit të përhapjes së pandemisë mbetet ajo e lagjes “Kiras” ku vazhdimisht janë shfaqur raste të reja të infektuara nga banorët atje të moshave të ndryshme. Nga ana e institucioneve përgjegjëse po monitorohet situata epidemiologjike për të frenuar përhapjen e mëtejshme të Koronavirusit. Mbi 1200 është numri I testimve të bëra tek qytetarët shkodranë të cilët kanë qenë kontakte të personave të infektuar apo kanë shfaqur simptoma të këtij virusi.