Disa ditë më parë në sheshin ‘Skënderbej’ duhet të zhvillohej një protestë. Por pa nisur mirë protesta, policia, që është në drejtimin e ministrit Sandër Lleshi shoqëroi disa nga aktivsitët.

Kurse pamjet e terrorit dhe dhunës që ushtroi policia bënë bujë të madhe. Lidhur me këtë ka reaguar së fundmi edhe Komiteti Shqiptar i Helsiniki.

Me anë të një deklarate për mediat Komiteti Shqiptar i Helsiniki është e shprehur se e drejta e protestës grantohet me ligj dhe se nuk ka arsye ligjore që të ndalohen tubimet.

KShH mendon se, edhe në situatën e pandemisë që po kalojmë, tubimet (veç rasteve të parashikuarë në ligj), nuk duhet të kufizohen dhe aq më tepër të ndalohet ushtrimi i kësaj të drejtë. Kjo nuk do të thotë të mos respektohen masat përkatëse kufizuese, siç janë distancimi fizik i protestuesve, përdorimi i mjeteve mbrojtëse prej tyre, etj.

Po ashtu nga Komiteti i Shqiptari Helsinikit është argumentuar se në deklaratën e dhënë për mediat se qeveria Rama duhet të rishikojë aktin normativ kundër lirive dhe të drejtave të njeriut.

Në vlerësimin e KSHH-së, ka vend të rishikohet formulimi në aktin normativ nr.3, të datës 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19” miratuar me ligjin nr. 24/2020.

Në këtë dispozitë parashikohet se subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit.

KShH vëren se bazuar edhe në praktikat e vendeve të tjera demokratike të Evropës, ku janë lejuar tubimet që respektojnë distancimin fizik dhe me masa mbrojtjese, kjo dispozitë vlen të rishikohet për të evituar interpretimet e ndryshme dhe subjektive dhe për të garantuar të drejtën themelore të tubimit dhe lirinë e organizimit ndaj çdo qytetari që respekton masat mbrojtëse.