Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një konferencë për mediat lidhur me koronavirusin. Basha u shpreh se duhet kujdes dhe bashkëpunim për të përballuar koronavirusin.

“Jemi në mbështetje të strukturave shëndetësore për të zbatuar masat. Nuk duhet të ngurojmë për asnjë çast për të kërkuar atë që ju nevojitet për të përmbushur misionin tuaj. Qeveritë shkojnë dhe vijnë, ju keni në dorë jetën e vendit. Duhet të dëgjojnë zërin tuaj. Sot duhet të jemi të ndërgjegjshëm për të dëgjuar me vëmendje këshillat e mjekëve. Ju që vini nga Italia e Veriut drejtohuni për ekzaminime. Duhet kujdes i veccantë për të moshuarit. Sa më të kujdesshëm të jeni sot aq më lehtë kalohet kjo situatë” u shpreh Basha.

Mjekja Mirela Tabaku u shpreh se duhet një komunikim transparent për masat e marra nga qeveria lidhur me koronavirusin.

“Është e rëndësishme që të bëhet një komunikim transparent lidhur me masat e marra nga qeveria. Prioritet është marrja e masave e urgjente. Duhet të veprohet shpejt nga ana e qeverisë. Personeli të pajiset me pajisje mbrojtëse. Marrja e masave për pajisjen me masa mbrojtëse të stafeve. Trajnim i stfafeve mjekësore për pacientët dhe mbrojtjen e tyre.

Fuqizimi dhe shtimi i laboratorëve kudo që ata janë. Rritja e kujdesit dhe promovimi i masave parandaluese në të gjitha mediat. Karantim i detyrueshëm për personat që kanë kontakt me persona të prekura. Fonde të detyrueshme nga ana e qeverisë” iu shpreh ajo.