Ligji antishpifje që pritet të kalojë sot në Kuvend nga ana e Partisë Socialiste ka nxitur debate dhe vetë brenda grupit parlamentar të kësaj force politike.

Ka qenë ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ai që ka kërkuar që të mos kalohet kjo paketë, pasi bie ndesh me rekomandimet e Këshillit të Europës.

Bushati është shprehur se ky ligj është i nxituar dhe nuk i duhet vendit në momentet që flasim, ndërkohë që Taulant Balla ka pretenduar se ky ligj është konsultuar me OSBE-në.

Bushati: Bie ndesh me Këshillin e Europës. Ata nuk e kanë kërkuar këtë ligj. Ne po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë

Balla: E dakordësuam me OSBE. Do ta miratojmë sot variantin e përmirësuar

Lidhur me projektligjin e qeverisë për paketën Antishpifje, qindra gazetarë, aktivistë dhe qytetarë po protestojnë sot përpara godinës së Kuvendit, pasi shprehet se rregullimi i medias nuk mund të vendoset nga ana e qeverisë, por mund të bëhet përmes një procesi vetërregullues.